Këndi Amerikan, ka nisur kampanjën kushtuar të rinjëve, me moton “Mos urrej, duaj”

0
313

Qëllimi i kësaj kampanja është të fuqizojë të rinjtë që të kontribuojnë në mënyrë aktive në komunitet duke marrë një rol konstruktiv në kundërshtimin e gjuhës urrejtjes dhe dukurive tjera negative. Urrejtja është një faktor kyq tek të rinjtë që shtyne ata drejt radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, prandaj kjo kampanjë përmes diskutimeve, broshurave dhe materialeve tjera, ka për qëllim vetëdijësimin e tyre në këtë drejtim. Kampanja do të mbahet në 5 Komuna të regjionit të Prizrenit, saktësisht në bibliotekat e këtyre qyteteve, prandaj edhe njër ndër motot tjera të kësaj kampanjës është “BIblioteka është vendi, ku urrejtja nuk ekziston”.

Kampanja e parë është mbajtur në Bibliotekën, “Hajdin Berisha” në Suharekë, me të disa lexues të bibliotekës dhe stafin atje. Pastaj, dy vullnetarët Këndit Amerikan, Daorsa dhe Kleoni, kanë shpërndarë broshura vetëdijësuese për studentet tjerë që ishin duke lexuar në Bibliotekë.

Kampanja do të vazhdojë edhe në Komuant tjera si: Rahoveci, Malisheva, Dragashi dhe Prizreni.
Kampanja, mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply