Këndi amerikan dhe Biblioteka me projekt për vetëdijësimin e shfrytëzimit të energjisë

0
24

Janë mbajtur sesione me nxënësit e shkollës së mesme profesionale të Kompetencës dhe në ambientet e këndit amerikan me grupe të ndryshme të komunitetit dhe studentë.

Këndi Amerikan në bashkëpunim me Bibliotekën dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane, kanë filluar sot projektin që lidhet me vetëdijësimin e shfrytëzimit të energjisë me emrin “Efiçienca e Energjisë”.

Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjëve dhe të rriturve për efikasitetin e energjisë dhe rëndësinë e sigurisë së energjisë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Këndi Amerikan në këtë projekt ka angazhuar ekspert të fushës, përkatësisht Maliq Pirecin si ekspert i pavarur dhe Qemal Mehmetin, ekspert në fushën e energjetikës, si dhe Samil Pirecin nga organizata për energji të ripërtëritshme – AKEREE, të cilët sot ishin në shkollën e mesme profesionale, ku mbajtën disa sesione vetëdijësuese para audiences atje, të cilët kryesisht ishin të rinjë dhe pjesë e stafit të shkollës.

Sesionet pastaj kanë vazhduar edhe në ambientet e këndit Amerikan, me studentë, të rinjë dhe persona tjerë si shërbyes civil dhe familjarë.

Shfrytëzimi i efektshëm i sasisë ekzistuese të energjisë gjithashtu ndihmon në kursimin e energjisë, krijimin e energjisë të besueshme dhe të sigurt si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë këtij projekti do të mbahen disa sessione vetëdijësuese në efikasitetin e energjisë si:

  • Ndërgjegjësimi për ndërrimin e poqave elektrik;
  • Ndërgjegjësimi për izolimin të shtëpisë;
  • Ndriçim efikas;
  • Sistemi efikas të ngrohjes;
  • Mbrojtjen e Ambientit, etj.

Projekti do të vazdhoj edhe të hënën me sesionet e rradhës./04 Online

Leave a Reply