Katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

0
404
Foto: Ilustrim

Katër persona kanë vdekur dhe 279 raste pozitive janë regjistruar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.751 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes.

Leave a Reply