Katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, dy prej tyre në Suharekë

0
437
Foto: Ilustrim

Katër persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, sot janë regjistruar dy vdekje në Suharekë (89, 64 vjeç), një në Drenas (78 vjeç) dhe një në Lipjan (76 vjeç).

Si pasojë e virusit, në Kosovë kanë humbur jetën 1392 persona.

Sot janë regjistruar edhe 279 raste të reja nga testimi i 1775 mostrave. Numri total i rasteve pozitive është 54.839.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046,

Janë edhe 5401 raste aktive.

Leave a Reply