Kaq litra shi ra në Prizren këto ditë për metër katror

0
482
Foto: Arkiva - Ilustrim

Më së shumë reshje të shiut nga një gushti, e deri më sot ka patur në Ferizaj, derisa në shumicën e qyteteve shiu po vazhdon.

Institucionet kanë ngritur alarmin për mundësinë e përkeqësimit të situatës, derisa në disa vende të rajonit ka pasur edhe vërshime.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se për këto gjashtë ditët e fundit sasi të reshjeve të mëdha janë regjistruar edhe në Prishtinë e Pejë.

Reshjet nga 1 -6 gusht:

Prishtinë= 38.8 mm

Pejë= 37.7mm

Prizren= 12.1mm

Gjakovë=8,1mm

Kamenicë= 23.5mm

Ferizaj= 64.5mm

Junik= 13.9mm

Podujevë= 29 mm

Mitrovicë=26 mm

“Për momentin janë regjistruar këto sasi të reshjeve në këto stacione, mm ose litër për metër katrorë, reshjet vazhdojnë. Temperatura të ulëta nuk do të ketë”, bëjnë të ditur në IHMK./arbresh.info

Leave a Reply