Kapaciteti i analizave në QKMF të Prizrenit 800 analiza për orë

0
38

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku është pritur nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, drejtori në detyrë i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, si dhe stafi mjekësor i kësaj qendre.

Me këtë rast, kryetari Haskuka vëzhgoi nga afër projektin e ri të Drejtorisë së Shëndetësisë, që ka të bëjë me funksionalizimin e pajisjes së re laboratorike.

Me anë të kësaj pajisjeje kapaciteti i realizimit të analizave në laborator është rritur në 800 analiza për orë, duke përfshirë këtu të gjitha analizat laboratorike, ndërsa përveç kësaj analiza për matjen e hemoglobinës së glukozuar HBA1C, po bëhet me metodën e re dhe ndryshe nga çmimi 5 euro sa kushtonte më herët, tani e tutje do të kushtojë vetëm 3 euro.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Leave a Reply