Kaosi në qeverisjen Komunale të Prizrenit nga VV-LDK-Hipokritët, tashmë ka filluar të bëhet i padurueshëm dhe i papërballueshëm

0
184

Nisma Socialdemokrate në Prizren përmes një komunikate për medie e ka kritikuar Kryetatin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, për menaxhimin e situatës së krijuar pas ardhjes të një numri të madh të qytetarëve nga Shqipëria të prekur nga tërmeti.

Përveç kësaj, Nisma ka adresuar kritika edhe për gjendjen e krijuar në arsim.

Komunikata e plotë e Nismës Socialdemokrate:

Kaosi në qeverisjen Komunale të Prizrenit nga VV-LDK-Hipokritët, tashmë ka filluar të bëhet i padurueshëm dhe i papërballueshëm, menaxhimi i dobët dhe papërgjegjësia e Kryetarit Haskuka dhe komisarëve të tij politik, u tregua ditëve të fundit me ardhjen e vëllezërve tanë nga zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, të cilët nuk ishin në gjendje as të evidentojnë atë grup të njerëzve hallegjinjë, e lëre më ti strehojnë, ti ofrojnë ushqim dhe nevoja të tjera që kanë.

Ndërsa ndërhyrjet kundërligjore të Kryetarit të Komunës dhe të Drejoreshës së DKA-së, me qellime të ngushta, për përfitime partiake, tashmë kanë dëme të pariparueshme në procesin arsimorë të Prizrenit, ku më shumë se 3 muaj, në rreth 70 vende të punës nuk ka mësimdhënës, që nënkupton se kanë humbur mbi 20 mijë orë mësimore, për të cilët mendojmë se dikush duhet të jep llogari para organeve të drejtësisë.

Paaftësia për të menaxhuar në përputhje me ligjin, tashmë do t’i kushtojë edhe me mjete financiare nga taksat e qytetareve, ku Drejoresha e DKA-së, për mosrespektim të vendimeve nga organet kompetente ka filluar të merr dënime në para, si person jurik, por edhe si Drejtori e DKA-së.

Për fatin e mirë organet e drejtësisë dhe të ndjekjes kanë filluar të veprojnë, dhe jo rastësisht kemi hetimin ndaj Kryetarit të Komunës dhe Drejtoreshës së DKA-së për anarkinë e krijuar në Arsimin e Prizrenit, gjë që presim edhe nga Inspektoriati i Arsimit, në përputhje me mandatin që ka, të veprojë dhe të merr masa ndaj atyre që nxenesit prizrenas i kanë lënë pa mësues në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollorë 2019/2020.

Organet e drejtësisë besojmē se do të hulumtojnë edhe zhdukjen në fillim të shtatorit të shumë dokumente nga DKA-ja, për të cilat dyshojmë se ka pasur tendencë për të falsifikuar procesin e konkursit të muajit Gusht.

Papërgjegjësia dhe shkeljet e mëdha ligjore dhe keqpërdorimet me mjete financiare janë evidente edhe në sektorët e tjerë të komunës së Prizrenit, veçanërisht në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, ku po keqpërdoret dhe manipulohet me përfituesit e mjeteve për ndërtimin e shtëpive, me ç’rast ndërrohen emrat e atyre që kanë përfituar dhe dedikohen sipas dëshirës së Drejtorit dhe grupit rreth tij për militantë partiakë të partive në pushtet, deri edhe tek materiali ndërtimorë i cili dyshohet se po përfundon në shtëpinë e Drejtorit të këtij dikasteri, e cila po ndërtohet në fshatin e tij të lindjes, për të cilën organet e ndjekjes dhe drejtësisë besojmë se do t’i nxjerrin para përgjegjësisë ligjore.

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, shpreson shumë se ligji do të veprojë mbi të gjithë ata që tentojnë të keqpërdorin pozitat e tyre për interesa dhe përfitime të ngushta dhe grupore.

Leave a Reply