Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, takim me strukturat në Vlashnje dhe Kobaj

0
250

Zyra për informim e PDK-së, njofton se kandidati për kryetarë të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka zhvilluar takime me strukturat në Vlashnje dhe Kobaj.

Gjatë takimit Totaj u shpreh: “Së bashku me Kujtim Gashin, bartës i listës sonë fituese dhe dy kandidatët tonë për asamble, Alban Bislimaj e Elona Hoxha, takuam strukturat tona në Kobaj e Vlashnjë. PDK është unike e po punon fortë për fitoren e 17 tetorit. Me vullnetin e strukturave e përkrahjen e qytetarëve do ta ndërtojmë bashkërisht Prizrenin. Sepse Prizreni meriton më mirë e më shumë se keq qeverisja në ikje e Haskukës. Bashkë për Prizrenin”

Njoftimi i plotë:

Të gjitha fshatërat e lagjet e Prizrenit tashmë kanë vendosur për fitoren e madhe të PDK-së

Në takimet tona me nëndegë po shihet entuziazmi, energjia dhe pozitiviteti. Tashmë qyteti e fshatërat janë të bindur se fitorja e PDK-së është fitore e të gjithëve.

Në takimin me strukturat tona dhe qytetarë në Vlashnje dhe Kobaj morrëm përgjigjen më të mirë, mobilizim dhe vendosshmëri deri në fitore.

Pas takimit Totaj u shpreh: “Së bashku me Kujtim Gashin, bartës i listës sonë fituese dhe dy kandidatët tonë për asamble, Alban Bislimaj e Elona Hoxha, takuam strukturat tona në Kobaj e Vlashnjë. PDK është unike e po punon fortë për fitoren e 17 tetorit. Me vullnetin e strukturave e përkrahjen e qytetarëve do ta ndërtojmë bashkërisht Prizrenin. Sepse Prizreni meriton më mirë e më shumë se keq qeverisja në ikje e Haskukës. Bashkë për Prizrenin”

Leave a Reply