Kandidatët e PDK-së për deputet takojnë disa mësimdhënës të shkollave të Prizrenit

0
373

Kandidatët për deputet të PDK-së në Prizren kanë takuar disa mësimdhënës të shkollave të Prizrenit. Në këtë takim është biseduar për gjendjen në arsimin në Prizren.

“Kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së nga Prizreni Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Kadri Kryeziu, Luljeta Gutaj – Veseli, Antigona Baraliu, Alban Bislimaj, të shoqëruar me Shefin e Shtabit Zgjedhor të PDK-së Dega në Prizren z. Shaqir Totaj të shtunën në orët e pasdites, kanë takuar qindra mësimdhënës të shkollave të Prizrenit me të cilët kanë bashkëbiseduar në lidhje problemet e shumta me të cilët po përballet arsimi në përgjithësi dhe në veçanti në Prizren.

Kandidatët e propozuar pasi shpalosur pjesë nga programi i #Rimëkëmbjes për sferën e arsimit. Me këtë rast kandidatët për deputet, theksuan se as kush më mirë se kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së nuk e njeh arsimin nga të gjitha kandidatët për kryeministra në këto zgjedhje dhe gjithashtu ata shpalosën edhe pikat kryesore të arsimit, ndër të cilat përmendën rritjen e pagesës, rritjen e cilësisë, kategorizimin e përformancës së mësimdhënies, shpërblimi për orët e kujdestarisë dhe çështje tjera, thuhet në një komunikatë për media nga zyrare PDK-së në Prizren”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Prizren./04 Online

Auto Draft

Leave a Reply