Kajdomçaj e Kapra urojnë shënimin e 20 vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës

0
27

Edhe në Prizren sot është shënuar 20 vjetori jubilar i themelimit të Policisë së Kosovës, me ç’rast janë organizuar aktivitete të ndryshme.

Reklamo ne 04online

Një ceremoni festive është organizuar për të shënuar 20 vjetorin jubilar të themelimit, në të cilën ishin të ftuar personalitete të institucioneve të ndryshme.

Si rrjedhojë, edhe KF “Liria” ka uruar Policinë e Kosovës në Stacionin “Alfa” në Prizren, ku për vizitë ishte Sekretari i Klubit, Bashkim Kajdomçaj, dhe trajneri i U19, Skender Kapa, të cilët e kanë uruar Policinë e Kosovës.

Kajdomçaj e Krapa janë pritur në takim urues nga Komandanti i Policisë, Qamil Kroni, i cili në mes tjerash është zotuar për të ofruar ndihmë dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim. “Jemi për të ofruar ndihmën për të gjithë qytetarët e Kosovës, në veçanti jemi për ju si e ardhmja e këtij vendi”, ka thënë Kroni duke i falënderuar për vizitën Kajdmoçaj e Kaprën dhe lojtarët e vegjël./04 Online

Leave a Reply