Kabashi: Vazhdon katandisja e arsimit në Prizren, shpërfillet skajshmërisht këshilli i Prindërve në shkolla

0
792

Emërimi i ushtruesve të detyrës të disa drejtorëve nëpër shkollat fillore të Komunës së Prizrenit nuk ka kaluar pa kritika të komunitetit dhe partive opozitare.

Si rrjedhojë, Kryetari i fshatit Kabash të Hasit, Fejzë Kabashi, ka thënë se është shpërfillur skajshmërisht Këshilli i Prindërve në shkolla. Reagimi i Kabashit ka ardhur pas emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të shkollës në këtë fshat.

“Vazhdon katandisja e arsimit në komunën e Prizrenit!
Emërohen UD ( ushtrues detyre ) të rijn në shkollat ku drejtorëve ju skadon kontrata dhe shpërfillet skajshmërisht këshilli i Prindërve në shkolla!
Fejzë Kabashi
Këshilli i Prindërve ,Shkolla Fillore “Dëshmorët e Hasit”, Kabash i Hasit!”, ka thënë Kabashi./04 Online

Leave a Reply