Kabashi: Ujërat e zeza derdhen direkt në Lumbardh

0
314

Lulzim Kabashi ka numëruar një varg problemesh që sot e mundojnë Prizrenin.

Kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune, në emisionin Zgjedhjet në KOHË, ka folur për infrastrukturën e përgjithshme si problem që duhet zgjidhur.

“Problem kyç është infrastruktura në tërësi. Është problemi i rrugëve, të cilat janë në gjendje shumë më të keqe se që kanë qenë para 4 viteve. Është problemi i kanalizimeve, ujërave të zeza, të cilat ende derdhen në Lumbardh, pikërisht prej qendrës historike të Prizrenit. Aty mungon kolektori i ujërave të zeza, sidomos për pjesën juglindore të qytetit apo pjesës së vjetër të qytetit, e cila edhe sot e kësaj dite derdhet direkt në Lumbardh. Problem tjetër është mungesa e ujit të pijes, në shumë lagje të qytetit mungon uji, ka probleme të mëdha sidomos te ndërtesat shumëkatëshe. Ka qenë dashur të sanohet deri më tash ky problem, së paku për shkak të investimeve që janë bërë”, ka thënë Kabashi.

Sipas tij, papastërtia është problem po ashtu i madh./Koha.net

Leave a Reply