Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, është zotuar se do të bëjë rindërtimin e objektit të Kino Lumbardhit sipas ligjit për qendrën historike, duke respektuar të gjitha karakteristikat e arkitekturës së vjetër të Prizrenit.
Kabashi ka thënë se objekti aktual është objekti më i shëmtuar, pa asnjë vlerë arkitekturale dhe trashëgimore mu në Qendrën Historike të Prizrenit.
Si më poshtë mund ta shikoni si do të duket objekti i ri i Kino Lumbardhit sipas projektit të Lulzim Kabashit.