Kabashi: Do ta funksionalizojmë zonën ekonomike dhe do ta ndërtojmë teleferikun

0
518

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Lulzim Kabashi, ka shpalosur zotimet kryesore për qeverisjen e Prizrenit në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Kabashi para qytetarëve të Prizrenit ka prezantuar zotimet e tij kryesore, të cilat kanë përmbledhur zgjidhjen e një sërë problemeve të identifikuara në terren nga grupi i ekspertëve të AAK-së.

Si rrjedhojë, ai është zotuar se do të bëjë funksionalizimin e zonave industriale, mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë, mbështetjen e zejtarëve dhe të afaristëve.

Kabashi poashtu është zotuar se do të mundësojë krijimin e kushteve të investimeve të huaja dhe nga diaspora, zhvillimin e turizmit dhe zotime tjera me rëndësi për qytetarët e Prizrenit.

Kandidati i AAK-së ka prezantuar edhe projektet kryesore për të cilat është zotuar se do t’i realizoj brenda mandatit të parë, duke përfshirë qendrën multifunksionale të kulturës, arkivën e qytetit, objektin e statistikave, bibliotekën e qytetit, rindërtimin e Kino Lumbardhit, teleferikun, parkun botanik dhe shumë projekte tjera.

“Për të arritur të gjitha këto, më 17 tetor votojeni numrin 121, ju garantoj se me mua do të ketë zhvillim dhe mirëqeverisje”, ka thënë Kabashi.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Prizrenit, këto janë objektivat kryesore të mijat për 4 vitet e ardhshme.
Na priftë e mbara!
☑✔️ 121 AAK Lulzim Kabashi

Leave a Reply