Kabashi: Ambienti do të jetë një nga sfidat e mija kryesore, për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar

0
474

Ambienti do të jetë një nga sfidat e mija kryesore, për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, duke u nisur nga fakti se qyteti ynë rrethohet me një ambient të bukur dhe plotë mundësi për eksplorim, kështu ka deklaruar Lulzim Kabashi, kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit.

“Unë gjatë qeverisjes sime, do të fokusohem që këto resurse, përveç ruajtjes dhe rifunksionalizimit të tyre, do t’ua ofrojmë turistëve vendor dhe të huaj, por edhe qytetarëve tanë”, ka thënë Kabashi.

Leave a Reply