Ka ndërruar jetë hoxhë Hasan ef. Salihu, nga Prizreni

0
59

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, ka njoftuar se sot në moshën 76 vjeçare ka ndërruar jetë hoxhë Hasan ef. Salihu, nga Prizreni.

Haxhi Hasan ef. Salihu, tër jetën e tij  ia ka kushtuar hoxhallëkit.  Prej fillimit, pas kryerjes së Medresesë, ka punuar imam, hatib e mualim, në xhami të ndryshme. Për shumë vite ka qenë arkëtar i KBI-Prizren, deri në pensionim, në vitin 2011.

Haxhi Hasani, bashkë me hoxhallarët e vjetër, konsiderohet prej atyre shtyllave, që e ka mbajtur gjallë institucionin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit (Vakfit), në periudhën e komunizmit.

Leave a Reply