K.R.M “Eko Regjioni” Njësia Operative në Prizren thyen rekord, pastron të gjitha rrugët nga bora

0
1991

Pas reshjeve të borës gjatë ditës së sotme 09.01. 2019, ekipet e kompanisë K.R.M EKOREGJIONI – Njësia Operative në Prizren, që nga orët e para të mëngjesit në mënyrë intenzive kanë filluar pastrimin e rrugëve të qytetit dhe fshatrave të cilat janë nën përgjegjësinë kompanisë tonë, thuhet në njoftimin e K.R.M “Eko Regjioni” Njësia Operative në Prizren.

Menaxheri i kësaj njësie, Vetim Shala, ka bërë me dije se është duke u punuar me të gjitha kapacitetet e kompanisë me qëllim që rrugët e Prizrenit të jenë të pastruara nga bora. Shala ka bërë me dije se është duke u reaguar në të gjitha rrugët të cilat janë në kompetencë të kompanisë, ndërsa i ka bërë thirrje vozitësve që të kenë kujdes në vozitje, shkruan 04 Online.

“Në përputhje me kontratën e nënshkruar në mes të K.R.M EKOREGJIONI dhe Komunës së Prizrenit, ne kemi kryer pastrimin e rrugëve nga bora në këto zona :

  1. Zona e Zhupës ( Drajçiq, Jabllanicë, Lubinje e epërme dhe e poshtme, Llokvicë, Pousk , Manastericë, Nepregosht, Pllanjanë, Reçan, Sredskë, Struzhë).
  2. Zona e Vrrinit ( Lubiqevë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Poslisht, Billushë,).
  3. Zona e Lumës ( Vlashnje, Kobaj, Murademë, Zhur, Shkozë, Dobrusht, Vërmicë).
  4. Zona Korishë ( Lubizhdë e Qytetit, Skorobishtë, Genqarë, Novosellë,)
  5. Zona e Qytetit ( Rr.Tahir Sinani, Lagjja Tusuz, Rr. Kukësi, Rr.Shkronjat, Rr. Ismet Jashar Kumanova, Rr. Mehmet Hasi, Pjesa te Eurocenter, Ish- Farmakosi).

Vlen të thuhet se kemi intervenuar edhe në lokacione që nuk i kemi nën përgjegjësi me kërkesë të Komunës, qytetarëve dhe Policisë. Këto lokacione janë:

  1. Petrovë
  2. Leskovec
  3. Cvilen
  4. Zhivinjan”, thuhet në njoftimin e K.R.M “Eko Regjioni” Njësia Operative në Prizren./04online.info

Leave a Reply