Jona Hoxhaj i bashkohet PDK-së

0
158

Partisë Demokratike të Kosovës nga dje ju ka bashkuar edhe Jona Hoxhaj nga Prizreni.

Aderimin e Jonës e ka prezantuar Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili ka thënë se ajo ka punuar më herët si asistente në Universitetin “Epoka” në Tiranë, për të vazhduar me Klubin e Prodhuesve të Kosovës, si dhe ka përvojë menaxheriale edhe në sektorin privat.

“Jona Hoxhaj është një e re premtuese, e shkolluar mirë, e cila prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo ka punuar më herët si asistente në Universitetin “Epoka” në Tiranë, pastaj në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, si dhe ka përvojë disavjeçare si menaxhere në sektorin privat.

Partia Demokratike e Kosovës do të investojë në ndërmarrësit e rinj premtues dhe do u krijojë edhe më shumë mundësi e hapësirë të rinjve, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin tonë.

Ndërtojmë të Ardhmen. Për Ty dhe Shtetin!”, ka thënë Veseli./04 Online

Leave a Reply