“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë 19-vjeçaren që i duhen 200 mijë euro për operim

0
451

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë dhuruar 2 mijë euro për 19-vjeçaren, Nazlije Sherifi e cila është diagnostifikuar me sëmundjen Glomeruolskleroze Fokale Segmentale.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i shoqatës, Halil Kastrati i cili përmes një statusi në Facebook, ka bërë thirrje edhe tek qytetarët që të ndihmojnë sipas mundësive për të arritur shumën që i duhet Nazlijes për shërim, shkruan Portali.info.

19-vjeçares i duhen në total 200 mijë euro për trajtimin, sigurimin e veshkës së përshtatshme dhe kryerjen e operacionit të transplantit të veshkës në Turqi. 

Leave a Reply