Ja si do të jetë moti për tërë javën

0
85

Dy ditët e para të javës që po hymë do të jemi nën ndikimin konstant të masave ajrore stabile dhe të nxehta anticiklonike të cilat do të na garantojnë mot me kthjellime, rreze të shumta diellore dhe nxehtësi verore.

Nxehtësia verore pra do të jetë e pranishme vetëm edhe dy ditë në rajon, eventualisht edhe të mërkurën në disa pjesë të rajonit e sidomos të Shqipërisë, sepse në Shqipëri fronti i ftohtë do të arrijë më vonë.

Nga e mërkura priten ulje të theksuara të temperaturave veçanërisht në Kosovë si dhe shtim gradual të vranësirave, ndërsa nga e enjta në tërë rajonin. Priten edhe reshje atmosferike në Shqipëri, Mal të Zi dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut, kurse në Kosovë priten reshje kryesisht të dobëta shiu. Në Shqipërinë Bregdetare, qendrore, perëndimore, jugore etj. të enjtën do të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Nga e Premta në tërë rajonin do të kemi stabilizim gradual të motit por do të mbetet freskët, në disa rajone edhe ftohtë me mundësi për ngricat e para të dobëta në viset kodrinore-malore. Mbi rajon përsëri do të fuqizohen masat ajrore të thata anticiklonike të cilat në fundjavë do të na garantojnë mot kryesisht stabil, me diell dhe me ngritje graduale të temperaturave./Meteoballkan

Leave a Reply