Ja sa vota morën kandidatët për Asamble nga Korisha, Islam Ukimeri i pari, Ramë Bobaj i dyti

0
1119

Në zgjedhjet e 17 tetorit subjektet politike në Prizren kanë garuar me 8 kandidatë në fshatin Korishë.

LVV-ja në këtë fshat ka garuar me tre kandidatë, përkatësisht me Ramë Bobaj, Kushtrim Dakaj dhe Fatlinda Kukaj (Lista “GUXO). PDK-ja dhe LDK-ja kanë garuar vetëm me nga një kandidat. Islam Ukimeri nga radhët e PDK-së kishte garuar për mandatin e dytë, kurse Latif Dakaj nga LDK-ja.

Edhe AAK-ja kishte garuar me dy kandidatë, përkatësisht me Agim Muçaj dhe Vjollca Kabashi. Ndërsa Nisma Socialdemokrate kishte garuar me Bardh Rexhaj.

Më i votuari më 17 tetor ka rezultuar Islam Ukimeri, me 837 vota gjithsejt në nivel komune dhe më i votuari në kuadër të listës së PDK-së, pasuar nga Ramë Bobaj (LVV) me 384 vota, Latif Dakaj (LDK) me 367 vota, Fatlinda Kukaj (LVV) me 241 vota, Agim Muçaj (AAK) me 240 vota, Kushtrim Dakaj (LVV) me 157 vota, Vjollca Kabashi (AAK) me 126 vota dhe Bardhi Rexhaj (Nisma) me 75 vota.

Ju kujtojmë se KQZ-ja ende nuk i ka publikuar rezultatet përfundimtare, kështuqë, rezultati i lartëcekur është preliminar dhe jozyrtar./04 Online

Leave a Reply