Ja sa vota ka marr Labinot Tahiri

0
464

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dështuar me vota në Ferizaj. Partia e Ramush Haradinajt ka arritur të pozicionohet si partia e katërt në qytetin e tretë më të madh në vend.

Dobët me vota ka shkuar edhe njëri prej kandidatëve që pretendonte se ka shumë njerëz prapa vetes. Bëhet fjalë për Labinot Tahirin, i cili këtë herë zor që mund të bëhet pjesë e Kuvendit.

Indeksonline ka mësuar për pesë më të  votuarit e AAK-së në Ferizaj.

Ramush Haradinaj ka marrë gjithsej 2364 vota, Xhavit Zariqi 1400, Labinot Tahiri 1209, Hatixhe Bungu 1000 si dhe Nexhmedin Bajrami 950.

Ndryshe, partia fituese në Ferizaj ka dal Lëvizja “Vetëvendosje” me 17211 vota.  /Indeksonline/

Leave a Reply