Ja kur dalin pagat shtesë për punëtorët teknikë në Spitale, QMF dhe Ambulanta

0
292

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se brenda tre ditëve pritet të dalin mjetet për punëtorët teknik të spitaleve e Qendrave të Mjekësisë Familjare.

Afati tre ditor është i fundit që Sindikata e Sektorit Privat i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë për këto pagesa të premtuara.

Ky është njoftimi i plotë:
“Ju njoftojmë se mjetet për punëtorët teknik në Spitale, QMF dhe Ambulanta, nga Qeveria e Kosovës për rundin e dytë që është dashur të paguhen gjer me 4 Prill, pas diskutimeve me Ministrinë e Shëndetësisë ato mund të dalin më së largu edhe 3 ditë, ne u pajtuam se do të presim edhe 3 ditë e nëse ato nuk paguhen ne automatikisht do ta ndërpremë punën, mirëpo Ministria e Shëndetësisë garanton se deri te kjo nuk do te vijë” shkruan Azemi.

Leave a Reply