Iu punësua vajza e axhës në komunë, Haskuka: S’e punësova unë por procedurat

0
328
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka hedhur poshtë mundësinë që ai ta ketë punësuar vajzën e axhës së tij në komunë duke u shprehur se në fakt ishin proceduarat ato të cilat e kanë punësuar atë.

I ftuar në emisionin “DIREKT” në ATV, Haskuka i ka arsyetuar punësimet “me të njohshëm” nëpër institucione duke u shprehur se veprime të tilla mund të ndodhin shkaku i proceduarve të shumta nëpër të cilat kalohet.

Jo, unë nuk e kam punësuar. Do të thotë, procedurat e punësimit shkojnë me procedura të caktuara. Njëjtë edhe për këto është ligji. Vetëm në arsim faktikisht janë diku rreth 200 persona të cilët janë punësuar, sepse ne i kemi rreth 2700 punëtorë të arsimit, një pjesë e tyre dalin në pension, një pjesë e tyre munden me e lënë punën, ka lëvizje dhe normal që në gjithë këto proceduar mund të ketë edhe dikush që mund të jetë i njohshëm që ka hyrë në punë. Por, procedurat kanë shkuar të gjitha sipas ligjeve,” – ka thënë Haskuka në “DIREKT”.

I pyetur nga moderatorja nëse ende vlen motoja e LV-së se “Kushërinjtë janë për shtëpi e dasma”, Haskuka është shprehur se i qëndron prapa kësaj kauze, por shton se prap se prap janë kualitetet ato që determinojnë se kë duhet punësuar e kë jo.

Unë po them kështu, merrni ata që i kemi punësuar, si shembull arsimi është shumë më i lehtë. Ata që janë punësuar në Drejtorinë e Arsimit para nesh edhe mbas nesh. Mundeni me i marrë notat mesatare, a janë me master, çfarë kualifikimesh kanë kryer. Mund t’i fusim edhe në test, ta marrim 2017/2019. Unë iu garantojë që rezultatet e këtyre që janë punësuar tek ne, jo vetëm në aspektin e notave, kredibilitetit të tyre në aspektin e diplomave që i kanë, edhe vet testit, kishin me dal shumë më të larta se ata që janë punësuar paraprakisht. Do të thotë, kualitetet duhen me e determinu se kush punësohet, apo kush nuk punësohet,” u shpreh tutje ai.

Në prill të këtij viti ishte raportuar që Haskuka kishte punësuar vajzën e axhës së tij në Komunë, pas disa procedurave kur ajo fillimisht kishte kryer praktikë në këtë institucion, ndërsa me ardhjen e tij në krye të Komunës së Prizrenit, asaj i ishte lëshuar kontratë e rregullt pune në dikasterin e financave./ATV/

Leave a Reply