Ismet Hebibi kërkon sërish të bëhet president i Kosovës, por ka një kusht

0
682

Dëshira për t’u bërë president i vendit nuk i është shuar por tashmë ai ka edhe një kusht. Oftalmologu nga Juniku, Ismet Hebibi që në vitin 2016 e kishte vetëshpallur kandidaturën e tij vazhdon të synojë karrigen e të parit të shtetit madje kësaj here ekskluzivisht nga populli.

Hebibi në një bisedë për Periskopin shpreh indinjatën e tij me partitë politike të cilat sipas tij, po bëjnë pazare me postin e presidentit.Tutje, Hebibi shprehet se vendi do të katandiset nëse nuk do ta ketë një president të zgjedhur direkt nga vota e popullit.

‘’President i vendit duhet të jetë ai që e zgjedhë populli, pa pazare politike mes partive. Presidenti i takon ekskluzivisht popullit, është njeri që paraqet unitetin e popullit njeri që kujdeset për të gjithë popullin. Asnjë lider partie asnjë njeri partie nuk kujdeset ashtu drejtpërdrejtë me zemër, shpirt dhe dije sikur presidenti.

Kam respekt për të gjitha partitë, për të gjithë kandidatët por nëse edhe një herë nuk e zgjedhin presidenti vetë populli, kështu do të katandisemi. I kemi pasë pesë kriza presidenciale, arsyeja se partitë kanë garuar dhe kanë bërë pazare për figurën e presidentit. Partive ju takon kush fiton zgjedhjet me formu qeverinë, presidenti i takon ekskluzivisht popullit. Është zemra, shpirti, i Zoti i shtëpisë’’, thotë Hebibi.

I pyetur se a do të kandidojë sërish për president, Hebibi thotë se kjo do të ndodhte vetëm në rast se do t’i mundësohej të zgjidhej nga populli.‘’Unë do të jem kandidat për president (vetëm) nëse votohet në parlament ligji që e mundëson zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit përmes votës së popullit. Kandidatura do të ketë, por të gjitha janë mashtruese, janë impulsive janë gjëra që asnjëherë nuk ndodhin.

Me situatën aktuale dhe ligjet dhe kushtetutën aktuale në fuqi presidenti vjen nga pazari politik mes partive dhe koalicionit që është në pushtet. Kështu që kot garohet, humbim kohë dhe asgjë s’ka nga ajo punë. E vetmja figurë ekskluzive, unike e ditur e menqur dhe e pakorruptuar duhet të jetë president i Kosovës. Nëse ka person më të ditur dhe më të pakorruptuar se unë, me kënaqësi e përkrahi’’, përfundon Ismet Hebibi.

Një kusht të ngjashëm për t’u rikandidatuar për pozitën e presidentit e kishte pasur edhe aktuali, Hashim Thaçi. Ai ka paralajmëruar disa herë pensionimin nga politika nëse nuk ndryshohej ligji për zgjedhjen e presidentit.

Leave a Reply