Ishin në një klasë në shkollë të mesme, garojnë për Asamblenë Komunale nga e njëjta parti

0
560

Në shkollë të mesme ishin në një klasë, ndërsa në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojnë për një vend në Asamblenë Komunale të Prizrenit nga e njëjta parti.

Bahet fjalë për Suada Thaqin e Vetim Shalën, dy kandidatët e LVV-së për Asamblenë Komunale, duke besuar se do të marrin besimin e qytetarëve të Prizrenit më 17 tetor.

“Me Vetimin jemi shokë klase e miq që nga shkolla e mesme, atëbotë bënim gara për mësime e diskutime të rëndësishme në klasë. Sot e asaj dite temë diskutimi kemi librat, mendjet e ndritura dhe idealet tona.
E tani në garë jemi në listën fituese të Lëvizjes Vetëvendosje të vetëdijshëm për sfidat që po na presin dhe me përgjegjshmëri të plotë po kërkojmë përkrahje për ata që na njohin të tillë!
Me bindje të plotë për përfaqësim të dinjitetshëm. Na priftë e mbara! 🎉
Vetim Shala 16✅
Suada Thaqi 36✅
Asnjëra zgjidhje nuk është e gabuar!”, thuhet në shkrimin e përbashkët të Thaqit e Shalës./04 Online

Leave a Reply