Ish-zv.Ministri, Bekteshi: Mërgatë, po duan të t’a vrasin dëshirën për ndryshim

0
418

Ish- zv.Ministri i Diasporës, Afrim Bekteshi, ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së për çështjen e votave të mërgatës.

Bekteshi më tej thotë se institucionet tona po ju quajnë Diasporë ( farë e humbur), e më e keqja ėshtë se peveç emërimeve, veprimeve, së fundmi edhe vendimeve institucionale karshi jush, po deshmojnë sikur duan që vërtetë të ju humbasin.

Reagimi i plotë i tij:

Mërgatë, po duan të t’a vrasin dëshirën për ndryshim, ndryshimin e vendit tuaj për të mirë.!?

Emra të ndryshëm pezhorativ që ua m‘veshen, nuk e kanë burimin tek Individi, por tek mendësia institucionale e Republikes. E kesaj Republike që edhe ndihmuat t’a ndërtoni edhe kurrë s‘u shkëputet nga gjaku dhe rrėnjët e t‘parëve tuaj. Ndihmuat me gjithcka që patët për të ardhur deri aty, që së paku nëse do pyeteni nga dikush në dhe të huaj se nga vini, me dinjitet të pergjigjeni se, po edhe unë kam atdhe dhe nuk jam farë e humbur.

Mirëpo, institucionet tona po ju quajnë Diasporë ( farë e humbur), e më e keqja ėshtë se peveç emërimeve, veprimeve, së fundmi edhe vendimeve institucionale karshi jush, po deshmojnë sikur duan që vërtetë të ju humbasin, ose thënë ndryshe, të merren me ju vetëm kur është në pyetje paraja dhe asgjë tjetër.

Ka me mijëra nga ju që jeni jo vetēm të mirë integruar në vendet pritëse, por jeni po aq të shkolluar e arsimuar sa u besohet edhe drejtimi i institucioneve në vende të ndryshme ku jetoni e veproni, por ja që vendi juaj nuk ju do.! E dini pse?!…sepse ata nuk e pranojnë të diturin, nuk e pranojnë sjelljen e eksperiencave tuaja shkencore e profesionale në vendin e origjines, thjeshtë është sfidë për ta, është kafshatë që s’kapërdihet dot.

Athua tërë mundi juaj u paska shkuar huç.!?

Djersë, mund, mallë, para, besa edhe gjak e jetë gjatë luftes së fundit, nuk mjaftuakan që të drejtat por dhe detyrimet tuaja karshi Kosovës të respektohen dinjitetshëm!?

Kjo është ÇËSHTJA, por kurrë e trajtuar nga institucionet shtetrore.

Ju, thjeshtë vlerësoheni vetëm si një vlerë monetare dhe se vlerësimi për ju përfundon aty ku dera e Western Unionit mbyllet dhe jo më tutje.E jo vetëm kaq.

E shihni, për pak sa nuk u privuat edhe nga e drejta për të zgjedhur dhe zgjidhur.?!..por falë idesë “brilante” të KQZ-së, ju do t’a shfrytëzoni të drejtën e votës edhe pse me kushte. E kushti është i thjeshtë, mjafton të keni një telefon si mjet identifikimi. Pra, detyrimisht të kesh një telefon, sepse është më i domosdoshëm se t’a kesh pasaporten apo leternjoftimin e shtetit tuaj.

Phaaa…Phaaaa…Kosovë e nana e paradokseve!

Kjo nuk është vetëm lendim psikologjik, por aq më shumë shpirtrorë, gati sa dashurinë për atdheun me ta vra.

E dini ju “gernaqat” e diaspores se, per me dashtë edhe më shumë vendlindjen tuaj, u larguat nga ajo. U larguat nga vendlindja sepse sa ishit aty nuk u lan të këqijat e të ligat, ta duani.

Prandaj, keni kaluar sfida të shumta për t’miren e atdheut, e edhe kësaj here mos “l’shoni pe”, sepse edhe nga largësia po duan t’ua vrasin deshirat për ndryshim, ndryshimin e vendit tuaj për të mirë.!?

Mos u besoni “pallavrave” politike se kinse në Kuvendin e Kosoves janë rezervuar vende për ju. Vendi juaj është “me tapi” kudo në Kosovë, por vetëm atëherë kur NDRYSHIMI do të vie.

Fati i Kosoves është në doren tuaj, sepse vetëm ju e doni Kosoven ashtu siç duhet. Këtë po e deshmoni edhe pas sharjeve e fyerjeve të vazhdueshme.

Kujtohuni;

Ora më e errët është gjithmonë pak para Agimit të Diellit!

Ndërsa UNË, kam qenë JU dhe kam me qenë JU.

AB

Leave a Reply