Intervenon policia në Samadraxhë të Suharekës, mbi 50 të ftuar në një dasëm

0
458
Foto: Ilustrim

Edhe përkundër numrit të madh të të infektuarve nga COVID-19 dhe numrit të të vdekurve, në Kosovë është duke vazhduar mos respektimi i masave kundër përhapjes të këtij infeksioni.

Si rrjedhojë, Policia e Kosovës në fshatin Samadraxhë të Suharekës ka intervenuar në një aheng familjar, në të cilin ishin të ftuar shumë persona, shkruan 04 Online.
Pas intervenimit të policisë, dasmorët janë shpërndarë.

“Është raportuar se pas një informate të pranuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar janë takuar 50-60 të pranishëm të cilët janë shpërndarë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply