Inspektorati i Prizrenit, asgjëson 6500 vezë të pulave

0
355

Drejtori i Inspektorateve në komunën e Prizrenit, Edon Muçaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, Inspektorët e Tregut të cilët ishin kujdestar janë njoftuar nga Policia Kufitare se është hasur në një veturë që po transportonte 6500 kokërra vezë pule dhe personi tek i cili janë hasur nuk posedonte faktura.

Me të marrur njoftimin, inspektorët kanë dalur në vendngjarje dhe kanë konstatuar se vezët po ashtu ishin të pa vulosura me vulat e vlefshmërisë! Duke marrur parasysh në rend të parë shëndetin e qytetarëve inspektorët së bashku me zyrtarë të tjerë kanë asgjësuar të gjitha vezët e konfiskuara, thuhet në njoftim./TvPz

Leave a Reply