Inspeksioni në Suharekë, mbyll bizneset që nuk zbatojnë Urdhëresën e Qeverisë

0
102

Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka asistuar sot së bashku me Drejtorinë Komunale të Inspeksionit ku kanë inpsektuar lokalet dhe bisneset afariste për të parë se sa po respektohet urdhëresa e Qeverisë së Kosovës dhe Institucioneve Komunale.

Biznesët që nuk kanë respektuar këtë urdhëresë, janë mbyllur, ndërsa kryetari Muharremaj, ka thënë, se ndaj të gjithë atyre që nuk respketojnë urdhëresën, nuk do të ketë asnjë kompromisë.

Kryetari poashtu ka kërkuar që të rrespektohen të gjitha rregullat e institucioneve shëndetësore dhe atyre të sigurisë: “Nga ora 17:00 e deri 06:00 ndalohet edhe lëvizja edhe hapja e dyqaneve, me përjashtim të atyre që lejohen sipas urdhëresës përkatëse.”

Leave a Reply