Inicohet themelimi i Odës Hoteliere Turistike të Kosovës

0
1063
Foto: Ilustrim

Hoteleria në Kosovë vazhdon të vlerësohet një sektor i rëndësishëm dhe shumë fitimprurës për vendin.

Siç ka mësuar 04 Online, në Kosovë pritet së shpejti formimi i Odës Hoteliere Turistike, e cila ka për qëllim të zhvilloj, mbroj, promovoj dhe loboj fuqishëm për këtë sektor.

Inicimi për themelimin e kësaj ode vjen si nxitje nga biznese të fuqishme nga të gjitha qytetet e Kosovës që veprimtarinë e tyre e kanë të bazuar në hotelier dhe turizëm.

Si rrjedhojë është krijuar Këshilli iniciativ për themelimin e Odës Hoteliere Turistike, të përbërë nga Prof. Dr. Hysen Sogojeva, Burim Sallauka, Visar Demolli, Ardian Ismaili, Enver Tmava dhe Luan Brahimaj.

Themelimi i kësaj ode ka për qëllim përfaqësimin e sektorit të hotelierisë turistike në nivel vendor dhe ndërkombëtar, duke i dhënë mundësi një përfaqësimi të denjë tashmë dhe në të ardhmen.

04 Online ka mësuar se kjo odë ka të renditura disa prioritet, duke përfshirë si më poshtë:

  1. Zvoglimi i TVSH-se prej 18% ne 6 apo maksimum ne 8%;
    Pra propozimi i pare edhe imediat do te jete qe nga Qeveria, perkatesisht, ministrite perkatese per punen e turizmit qe te zvoglohet TVSH-ja.
  2. Perfaqesimi i OHTK-se, duhet te jete anetare te grupit puneues ne çdo udhezim, rregullore, ligj qe i harton Qeveria, perkatesisht Ministrite relevante per ti mbrojte interest e sektorit te sherbimeve hoteliere dhe turistike dhe sektorit privat;
  3. Perfaqesimi i OHTK-se, si anetare te grupit puneues ne hartimin e Strategjise se Turizmit, ku me propozimet tona mund edhe te ndrrojme edhe kahjen e zhvillimit te turizmit qe eshte ne favor e Sektorit te sherbimeve hoteliere edhe turistike, e ne veçanti ne favor te sektorit privat;
  4. Perfaqesimi i OHTK-se ne Keshillin e Turizmit, qe eshte ne kuader te Ministrise, Departamentit te Turizmit;
  5. Pjesemarrje me perfaqesues tane ne koferencat e organizuara me Donator nga Qeveria, perkatesishte Ministrite relevante, ne menyre qe te ndikojme ne zhvillimin e turizmit ne menyre te barabarte ne tere teritorin e Republikes se Kosoves;
  6. Perfaqesimi i OHTK-se ne Agjencionin Kombetare te Turizmit, qe eshte ne formim e siper nga Qeveria;
  7. Organizimi i perbashket te tyrezave dhe konferencave me te gjithe akteret relevant per zhvillimin e turizmit ne menyre qe ta senzibilizojme opinionin per gjendjen e zhvillimit te turizmit dhe te merren masa per permisimin e ketij sektori shume te rendesishem qe ndikon dukshem ne zhvillimin e gjthembarshem te ekonomise se vendit;
  8. Organizimi i Konferencave nderkombetare per zhvillimin e Turizmit;
  9. Sjellja e Mediumeve te njohura Rajonale, Evropiane edhe Boterore, per promovimin e produktit dhe vlerave turistike ne Kosove;
  10. Organizimin e Panaireve te Turizmit, produkteve hoteliere dhe turistike, ne Kosove;
  11. Organizimin e Panairit te Vererave ne Podrumet e Rahovecit edhe komunave tjera;
  12. Beneficionet per Agjencit Turistike edhe Tour operatoret( shembulli I Maqedonise se veriut , per çdo turist nga 15 euro per Kosovaret edhe deri 80 euro per Turistet Shteteve Evropiane edhe Boterore;
  13. Permisimi i rregulloreve per agjencite Turistike edhe Tuor Operatoreve ne baze te Direktives Evropiane/ 91/94;
  14. Permisimi I rregulloreve ku shihet qarte roli i punes i Tour Operatoreve dhe Agjencive ndermjetesuese dhe klasifikimi i tyre;
  15. Guidat Turistike, Përcjellësi turistik, Animatori Turistik, Përfaqësuesi turistik – licencimi i tyre;
  16. Beneficionet per Agjencite Turistike edhe Tour operatoret( shembulli I Maqedonise se veriut , per çdo turist nga 15 euro per Kosovaret edhe deri 80 euro per Turistet Shteteve Evropiane edhe Boterore;
  17. Beneficionet e per hapjen e bisneseve hoteliere edhe turistike; 18.Benefitet, marrja e kredive afatgjate me interest te arsyeshem;
  18. Befitet, lirim nga Dogana, per lenden e pare edhe materiale per renovimin e objekteve hoteliere dhe turistike nga jashte pa pjesemarje ne Dogana ;
  19. Klasifimi i objekteve hoteleire dhe kategorizimi i tyre me Yje;
  20. ëeb faqeja e OHTK-se me mundesi te rezervimeve per bileta udhetime dhe hotele( booking.com)
  21. Organizimi i trajnimeve te stafit te te gjitha niveleve;
  22. Nenshkrimi i marrveshjeve me UNDP-in, USAID-in, SëIS CONTACT-in etj 24.Nenshkrimin e shume marrveshjeve reciproke, ndihmese me venedet e rajonit,
    Evropes dhe Botes;
  23. Organizimin e te gjitha iventeve ne Kosove;
  24. Organizimi Ditet e Turizmit me rastin e dites se turizmit boteror(27.Shtator ); 27.Organizimin e pritjes se Diaspores, organizimin e iventeve argetuese; 28.Shenimi i datave te rendesishme per bisneset Kosovare;
    29.Lehtesimi procedurave per dhenjen e vizave turistike, dhe uljen e çmimeve; 30.Ndikimi ne bashkepunimin ne mes Nivelit Qendror, Rajonal, Lokal dhe
    Institucional.
    Themelimi i Odës Hoteliere Turistike pritet së shpejti të mbajë kuvendin e saj të parë menjëherë pas kalimit të pandemisë, me ç’rast do të zgjidhet kryetari dhe organet e saj drejtuese./04 Online

Leave a Reply