Inicohet procedurë ndaj pronarit të një restauranti në Suharekë, kishte organizuar një aheng

0
93
Foto: Ilustrim

Edhe në Suharekë nuk ka të ndalur organizimi i ahengjeve familjare, me ç’rast Policia e Kosovës ka inicuar rast ndaj një pronari të një restauranti, shkruan 04 Online.

Ndërhyrja e policisë është bërë për shkakun se i dyshuari nuk ka respektuar vendimet e Qeverisë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

“Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjar në restorantin e tij. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply