Infektologu: Varianti britanik dominues në Kosovë, forma më të rënda tek të rinjtë

0
397

Mjeku infektolog Salih Ahmeti i ftuar përmes një lidhjeje Skype në ABC tha se situata nga Covid në Kosovë është e rëndë për shkak të rritjes së numrit të rasteve tek moshat e reja.

Ahmeti theksoi se një nga shkaqet e shtimit të rasteve është dhe varianti britanik që po qarkullon në vend sipas tij që prej Janarit, duke shkaktuar komplikasione më të rënda dhe përhapje më të lehtë.

“Në fillim të janarit kemi patur mostra dhe kanë rezultuar pozitiv me variantin britanik me 10 përqind të rasteve. Instituti Kombëtar i yni ka bërë testimet dhe 97 përqind prej tyre kanë rezultuar pozitiv për variantin britanik. E vërejmë dhe në rutinën tonë klinike, kemi manifestime klinike më të veçanta në raport me të mëhershmet.

Kemi një përhapje më të madhe të virusit dhe krijon një ngjitje më të lartë. Dhe forma më të rënda të sëmundjes që e kanë prekjen e moshave të reja më shpesh se varianti klasik. Sidomos prekja e moshës 40-60 vjeç më shpesh sesa më herët, por ashtu kemi dhe forma të rënda që kanë ndërlikime nga më të ndryshmet me prekje mushkërore më të rënda.”, u shpreh Ahmeti. 

Leave a Reply