Infektologu reagon pasi qytetarët i drejtohen Prevallës: Mos e bëni veten për spital!

0
539

Infektologu Valbon Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të disa videove duke u parë shumë qytetarë që me vetura të tyre ia kishin mësyer Prevallës.

Krasniqi tha se kjo nuk guxon të ndodhë në këtë situatë të kësaj pandemie.

“Nuk munda të rri i qetë kur lexova në portalet tona se shumë qytetarë sot ja paskan mësyrë Prevallës. Në një video nga atje po shihen dhjetëra vetura duke pritur në radhë. Kjo nuk duhet të ndodhë ,, kjo NUK GUXON të ndodhë. Prevallën do t’a kemi aty edhe pasi të kalojë pandemia. Ndjej obligim profesional e qytetar, që t’ju bëj thirrje atyre njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre”.

Krasniqi shtoi se uron që kërkësa e tij të kuptohet drejt.

“Prevallën , Badovcin, Rugovën, Batllavën e shumë bukuri tjera natyore të Kosovës do t’i shijojmë të gjithë bashkarisht pasi të kalojë epidemia. Uroj të kuptohet drejt kjo thirrje e imja dhe thirrjet e gjithë kolegëve e autoriteteve tona shëndetësore për të qëndruar në shtëpi. #Rrinshpi Mos e bën veten për spital ! “.

Leave a Reply