Infektologu Ramadani: Partitë e harruan pandeminë, do të rriten rastet

0
290

Më 16 shtator ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet lokale, raporton Front Online.

Partitë politike u pajtuan që fushatën ta zhvillojnë online, e vetëm 5 ditë të jenë në teren.

Por infektologu Hamdi Ramadani në një intervistë për Front Online ka thënë se partitë nuk i respektuan masat sipas rekomandimeve të IKSHP-së.

“Kjo fushatë që po manifestohet e për fat të keq nuk po respektohen edhe masat të cilat vinë si rekomandime të Institutit e Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë ai për Front Online.

Ramadani: Tubimet e partive po e favorizojnë Coronavirusin

Ramadani tha se tubimet e partive politike do të ndikojnë në rritjen e rasteve ditëve në vijim dhe po e favorizojnë përhapjen e virusit.

“Të gjitha tubimet të gjitha masat të cilat nuk përfillen nuk respektohen e mundësojnë favorizimin e pandemisë Covid-19 por edhe të sëmundjeve akute respiratore që i kemi”, ka thënë Ramadani për Front Online.

Infektologu: Në uljen e rasteve ndikuan masat e Qeverisë

Infektologu Ramadani thotë se ulja e rasteve ditore dhe vdekjeve me Coronavirus ditëve të fundit në vend është pas masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria.

Leave a Reply