IKShPK pranon 41 mijë komplete testimi nga Luksemburgu e Austria

0
388

41 mijë komplete testimi në luftën ndaj COVID-19 janë dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik

Ky donacion është financuar nga Luksemburgu dhe Austria, i cili po konsiderohet si i mirëseardhur për personelin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ky donacion do ta lehtësojë luftën kundër pandemisë COVID-19.

“Jemi në një front të përbashkët të angazhimit për t’ia lehtësuar qytetarëve luftën me pandeminë. Jemi këtu për ta falënderuar ambasadorin në emër të qytetarëve dhe UNDP-në që e kanë realizuar në kohë rekorde sjelljen e testimeve dhe do të na lehtësojë luftën tonë në situatën në të cilën gjendemi”, tha Zemaj.

I pari i Shëndetësisë ka bërë thirrje që të respektohen masat në mënyrë që mos ngarkohet personali shëndetësorë.

“Mendoj që me ngritjen e këtyre kapaciteteve sado pak mund të arrijmë dhe ne të jemi më stabil që të ecim më tutje. Dhe ne sa më shumë duhet ti respektojmë masat që mos tekë nevojë për testime dhe që mos ta ngarkojmë personalin mjekësor”, u shpreh Zemaj.

Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani ka thënë se tash janë rritur edhe kapacitetet e testimeve.

Ai ka thënë se do të rritet numri i testimeve edhe në 6 institutet rajonale.

“Kanë sjellë në kontingjentin më të madh të testeve laboratorike dhe kanë sjellë 41 mijë teste të cilat do të shërbejnë për diagnostikimin laboratorik të virusit COVID-19. Ne kemi rritur kapacitetet dhe do të vazhdojmë duke i rritur por për një kohë të shkurtër edhe në 6 institutet rajonale”, tha Ramadani për EO.

Ndërsa Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, tha se Austria do të vazhdojë gjithmonë ta ndihmojë Kosovën e jo vetëm këtë herë me testime.

Leave a Reply