IKSHPK: 3 viktima e 53 raste të reja me COVID-19

0
398

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona nga COVID-19 derisa 53 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Sipas njoftimit janë shëruar edhe 56 pacientë të tjerë, ndërsa numri i rasteve aktive është 1341.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti.

Leave a Reply