I vdekuri nga COVID-19 është nga Semetishti, ja si do të bëhet varrimi i tij

0
473

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka folur për rastin e parë të vdekjes në këtë komunë të një 69 vjeçari nga virusi COVID-19.

Muharremaj ka thënë se varrimi i personit të vdekur do të bëhet gjatë ditës dhe se do të marrin pjesë vete dy anëtarë të familjes.

“Jam informuar nga familja Bytyqi. Viktima është nga fshati Semetisht. Jemi në kontakt me familjen dhe jemi në përgatitje të varrimit. Në varrim do të marrin pjesë vetëm dy anëtarë të familjes”, ka thënë Muharremaj./Gazeta inFokus/

Leave a Reply