I shpëtoi aksidentit në ajër, mesazhi prekës i parashutistes për kolegun që humbi jetën në Prizren

0
480

Të dielën ka ndodhur një aksident në mes dy paragllajdëve, të cilët janë përplasur gjatë kohës së aterrimit në fshatin Korishë të Prizrenit. Si pasojë e këtij aksidenti, ka vdekur një person dhe një ka mbetur e lënduar.

Pas këtij rasti ka reaguar edhe Jona Gegaj, e cila ka mbetur e lënduar nga ky aksident.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se me dhimbje e ka marrë lajmin se Fatosi e ka humbur jetën.

“Dje me datë 19.07 u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu . Me dhimbje te thellë mora lajmin qe  Fatosi humbi betejën me jetën . Fatos kemi me t’kujtu sa te kemi jete ty dhe miresine tende. ? Bashkënjdej dhimbjen me kolegë e familjarë.?”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply