I kërcënuan me thikë dhe me qen për t’ua marrë 5 euro – arrestohen 2 të mitur në Prizren

0
303
Foto: Ilustrim

Dje në Prizren janë arrestuar dy të mitur, pasi që të njëjtit nën kërcënimin e thikës dhe të qenit, kanë detyruar dy persona të tjerë që t’ua japin disa para.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se dy viktimat janë të mitur dhe rasti ka ndodhur në rrugën “Enver Haradinaj” të Prizrenit, rreth orës 15:30.

Të dyshuarit morën nga viktimat 5 euro dhe portofoliot.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/

Leave a Reply