I ftohti i madh në Kosovë po vjen: Nga kjo ditë priten borë e ngrica

0
651

Ditëve të parë të vitit 2020 në vendin tonë pritet të mbaj mot kryesisht me diell, në mëngjes me ngrica, ndërsa në fundjavë priten reshje bore, transmeton Gazeta Metro përcjell 04 Online.

Temperaturat e ajrit do luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare.

Sipas Prishtina Weather, minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga +3C deri në +6C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 0C.

2.01 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
3.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.
4.01-5.01 – Ditën e shtunë, në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vransirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielen, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.
6.01- Mot i ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Do të fryejë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi 1-3m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.

Leave a Reply