Humb jetën një pushues nga Prizreni në plazhin e Shëngjinit

0
400
Foto: Ilustrim

Një 68-vjeçar nga Prizreni kishte udhëtuar për pushime në plazhin e Shëngjinit, por ndërroi jetë në spital.

Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet se vdekja erdhi si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Lezhë/Informacion paraprak-Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al

Leave a Reply