Hoxhaj, u.d i kryetarit të PDK-së

0
347

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të kësaj partie.

KOHA mëson se PDK-ja ka zgjedhur kryesuesin e saj të përkohshëm në vend të Kadri Veselit.

Veseli i cili nga viti 2015 ishte në krye të PDK-së, dha dorëheqje nga pozitat politike pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, të enjten.

Dorëheqje dha edhe presidenti Hashim Thaçi pasi konfirmoi vetë përmes një konference se është konfirmuar aktakuza edhe ndaj tij./Koha

Leave a Reply