Hoti: Temat e tjera adresohen lehtë pas njohjes

0
372

Kryeministri Hoti gjatë intervistës së tij për emisionin Pressing tha do të donte të bëhej nesër marrëveshja finale por kjo nuk varet vetëm nga Kosova.

Sipas Hotit, ne jemi të gatshëm me e përmbyllë marrëveshjen vetëm me njohje e jo me zgjidhje kreative, raporton Gazeta Blic.Sipas tij shkëmbimi territorial është eliminu nga tavolina, zgjedhjet kreative sipas tij janë normalizimi pa njohje e kjo sipas Hotit ska logjikë.

Hoti shtoi se janë bërë shumë marrëveshje por nuk po funksionojnë pa njohjen, tjerat adresohen shumë lehtë pas njohjes sipas tij.

Ka vetëm zgjidhje sistematike me garancion ndërkombëtar, sipas tij me Serbinë nuk mund të arrihet marrëveshje por po diskutohet me partnerët ndërkombëtar, shtoi Hoti.Sipas tij delegacioni është i kompletuar,por ai kërkoi përfaqësues edhe nga opozita por u refuzua nga opozita.

Sipas tij një pjesë e opozitës ka qëndrim konstruktiv ndaj dialogut edhe pse nuk po marrin pjese në delegacion.

Leave a Reply