Hoti i përgjigjet Netanyahut: Qeveria ime është e vendosur të hapë ambasadë në Jerusalem

0
434

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka replikuar homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi ky i fundit tha se e mirëpret marrëveshjen për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Hoti tha se qeveria e Kosovës është e përkushtuar për hapjen e ambasadës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Faleminderit Z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”, ka shkruar Hoti në Twitter.

Netanyahu mbrëmë tha se e mirëpret marrëveshjen për ambasadë, por nuk përmendi njohjen reciproke mes shtetit të tij dhe Kosovës, që ishte pika e fundit e marrëveshjes në Washington.

“Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.”, shkroi Benjamin Netanyahu.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1302319932965879808&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Fhoti-i-pergjigjet-netanyahut-qeveria-ime-eshte-e-vendosur-te-hape-ambasade-ne-jerusalem%2F&theme=light&widgetsVersion=219d021%3A1598982042171&width=500px

Leave a Reply