Hoti e Haliti flasin për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe projektet e ardhshme për Vitinë

0
35

Në Viti sot shkoi për vizitë i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Hoti e Abrashi u pritën në takim nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Takimi mes Hotit, Abrashit e kreut të Vitisë u fol për çështjen e menaxhimit të pandemisë me COVID-19 dhe sfidave me të cilat u përballë kjo komunë.

Pas takimit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se përveç pandemisë me COVID-19 është diskutuar edhe për projektet e reja rrugore që do të bëhen në 2021-tën.

“Komuna e Vitisë ka qenë të parat që janë prekur nga pandemia. Kanë pasur një qasje regjionale në menaxhimin e pandemisë, që është qasja e duhur sepse menaxhimi i pandemisë nuk mund të kufizohet brenda kufijve të një komune. Ministrja e Financave, para një jave u taku me kryetaret e këtyre komunave të këtij regjioni, për të diskutuar për projekte e vitit të ardhshëm që do të përfshihen në buxhetin e vitit 2021. Biseduam për disa projekte specifike, siç është qasja në autostradën në Gelicë. Me ministrin e Infrastrukturës do të bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që ky projekt të përfundoj sa më parë”, ka thënë Hoti.

Derisa, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se si komuna e parë me raste pozitive me COVID-19 kanë pasur vështirësi por që pas ardhjes së Hotit në krye të Qeverisë gjithçka ka qenë e menaxhueshme.

“Shfrytëzova rastin ta njoftoj kryeministrin për rrjedhat aktuale në Viti, edhe situatën pandemike që e kemi që e kemi të menaxhueshme një formë, po edhe falenderova për përkrahjen edhe sa i përketë pandemisë, për shkak se kemi qenë prej komunave të para të prekura me covid-19, kemi pasur vështirësi, po sidomos prej ardhjes së kryeministrit, ne nuk kemi pasur problem as për furnizime me masa mbrojtëse dhe as një aspekt tjetër. Vërtetë e kemi menaxhuar këtë situata, prandaj e njoftova edhe me raport me shkrim për gjendjen që e kemi aktualisht. Natyrisht biseduam edhe për problemet tjera. Ne sot do të bëjmë fillimin e punimeve të një aksi rrugorë që është tepër për rajonin, jo vetëm për Vitinë, për shkak se përfshihet Vitia, Gjilani, Parteshi, dhe komunat e tjera, investim i BERZH-it”, ka thënë Haliti.

Nga aty është folur edhe për nisjen e punime të projektit që është diskutuar siç thotë Hoti në vitin 2017 nga Qeveria Mustafa, e për çka u shpreh i kënaqur për nismën e realizimit të tij./KP/

Leave a Reply