Hotelierët i refuzojnë 3 milionët e ndara nga Qeveria

0
334

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit nuk e konsideron të pamjaftueshme ndarjen e 3 milionë eurove nga Qeveroa për t’i dalë në ndihmë këtij sektori për përballimin e humbjeve të bizneseve.

Kryetari i kësaj ode Hysen Sogojeva, thekson se pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë jo proporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë dhe për këtë arsye humbjet nuk janë të njëjta.

“Vendimet e qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit biznesor dhe lëvizjes së qytetarëve të cilat ishin marrë për të parandaluar pëhapjen e virusit nuk kanë qenë të njejta për secilën industri, dhe logjikisht as efeketet ekonomike nuk mund të jenë të njejta, pra dallojnë”.

“Krahas masave për ndihmë të përgjithshme ndaj bizneseve, sikurse ato në pakon e paraparë për vitin 2021, 3 milionë euro ndarje e buxhetit ndaj sektorit të gastronomisë dhe hotelierisë është një shumë të cilën Oda e Hotelierisë dhe Turizmit nuk e konsideron fare!”.

“Dhe, pas takimit konsultativ me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë Vesel Krasniqi,  përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, u njoftuan edhe njëherë se pakoja e rimëkëmbjes përfundimisht do të jetë 3 milionë euro, prandaj OHTK e refuzon kategorikisht këtë ndarje  sepse as për së afërmi nuk i mbulon dëmet e bizneseve hoteliere turistike gjatë pandemisë”.

Sogojeva shtoi se sipas informacioneve ndihma e ekzekutivit për këtë hotelierët janë nga 20 deri në 170 euro për secilin biznes.

Ai tha se kjo ndihmë është qesharake.

“Arsyeja e refuzimit është sepse në bazë të burimeve të sakta, dhe llogaritjeve që janë bërë i bie që kompensimi për subjekte të jetë nga shuma 20 euro deri në 170 euro për SUBJEKT”.

“Me këtë reagim Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përveq që kërkon që shuma për rimëkëmbje ndaj Bizneseve ose të jetë më e madhe ose të mos jetë fare, kërkon gjithashtu që të gjitha subjekteve të hotelierisë dhe Turizmit t’u falet tatimi për vitin 2020!”.

Leave a Reply