Historia mbi 100-vjeçare e punimit të plisit nga familja Gjurgjialo në Prizren

0
435

Prej më shumë se një shekull familja Gjurgjialo në Prizren merret me zanatin e punimit të plisit.

Qeleshepunuesi Naxhi Gjurgjialo e ka trashëguar zanatin nga gjyshi e babai, e pas martesës me Ergylen plisat i punojnë bashkë në punëtorinë e tyre në hyrje të qytetit të Prizrenit.

Ergyle Gjurgjialo prejse është martuar me Naxhiun nuk mban mend të ketë punuar diçka tjetër përveç prodhimit të plisit.

“35 vite kam martesë dhe menjëherë pas martesës fillova.

Burri ka pasë zanatin, familja jonë traditën e ka mbi një shekull që punojmë me plisin ashtu që menjëherë pas martesës fillova me plisin”, tha ajo./Kallxo.com

https://video.gjirafa.com/historia-mbi-100-vjecare-e-punimit-te-plisit-nga-familja-gjurgjialo

Leave a Reply