Hiqen terminet në MPJ, radhë të gjata të qytetarëve për t’u pajisur me dokumente

0
408

Qytetarë të shumtë janë parë para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme që në orët e hershme të mëngjesit.

Ata janë duke pritur për t’u pajisur me dokumente në këtë ministri, më saktësisht me vula apostile, shkruan Front Online.

Arsyeja e grumbullimit të tyre është pasi që deri dje per t’u pajisur me dokumente në këtë ministri është dashur të bëhet termin, për shkak të mospërhapjes së Covid-19.

Ndërsa, nga dje terminet janë hequr, pasi që qytetarët janë ankuar që procedurat po zgjasin shumë./Front Online.

Leave a Reply