Hiqen pagesat për hyrje në QKUK

0
57

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka vendosur të bëjë lirimin e të gjitha laurave në hyrje-daljet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Do të lejohen të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të QKUK-së.

Vendimin e ka marrë ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të pandemisë së Covid-19, me qëllim të parandalimit dhe shmangies së kontaktit nëpër laura.

“Sipas të njëjtit vendim, personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera”.

Leave a Reply